E BUJSHME: Sergio Ramos drejt transferimit në PL, zbulohet klubi i madh që po “josh” spanjollin

E BUJSHME: Sergio Ramos drejt transferimit në PL, zbulohet klubi i madh që po “josh” spanjollin

10 Dhjetor 2025 18:57 Telesport Sergio Ramos ka zyrtarizuar ditën e djeshme largimin nga CF Monterrey, por spanjolli nuk ka ndërmend ta mbyllë këtu me futbollin. Edhe pse 40 vjeç, ish-kapiteni i Real Madridit po kërkon një sfidë të fundit të madhe, i bindur se ende është i aftë për të garuar në një ligë të nivelit të lartë. Synimi i tij është shumë i qartë: të qëndrojë konkurrues dhe të kërkojë një vend në Kupën e Botës 2026. Dhe për ta arritur këtë synim, i duhet të luajë në një nivel elitar. “Cadena SER” zbulon se është pikërish Manchester United që i ka bërë spanjollit një ofertë konkrete deri në fund të sezonit. Ruben Amorim e sheh Ramos si njeriun e duhur për t’i...