Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ) nuk i ka certifikuar të mërkurën kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, vetëm një javë pasi dështoi t’ia ndalonte pjesëmarrjen në këto zgjedhje partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Ky është tentimi më e fundit në një varg përpjekësh të dështuara të disa anëtarëve të komisionit për t’ia pamundësuar kësaj partie pjesëmarrjen në zgjedhje qoftë parlamentare apo lokale në vend. Me dy vota kundër, gjashtë abstenime dhe tri për, 33 kandidatët e Listës Serbe nuk u certifikuan pavarësisht se Zyra për Regjistrimin e Partive Politike kërkoi certifikimin e tyre duke thënë se emrat e tyre nuk bien ndesh me ligjin për zgjedhjet. “Lista me kandidatë është verifikuar bazuar...