Nga përurimi te rrëshqitja e masivit, shembja që zbuloi problemet e rrugës Qukës- Qafë Plloçë

Nga përurimi te rrëshqitja e masivit, shembja që zbuloi problemet e rrugës Qukës- Qafë Plloçë

Nga Esmeralda Topi, Faktoje Mëngjesin e 23 nëntorit, disa familjarë nga Tirana nisën një udhëtim drejt Maliqit për të marrë pjesë në një përkujtimore. Ata vendosën të kalonin nga rruga e re Qukës – Qafë Plloçë, pak javë pas ceremonisë inauguruese, ku daullet, veshjet popullore dhe buka me qiqra tipike e juglindjes ishin pjesë e festës.  Por të gjitha makinat e nisura herët u detyruan të devijonin rrugën, pasi Qafë- Plloça ishte bllokuar nga një masiv i madh shkëmbor. “Ishim të pavendosur se nga do të kalonim për shkak të motit të keq, por në fund zgjodhëm rrugën e re,” tregon Geri, një nga udhëtarët, duke shtuar se përvojën e morën si mësim. “Nuk bëhet në mot të keq, e aq më pak në dimër”, përfundon ai. Problemet nisën që herët Problemet e...