Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
KLP vendos nesër për drejtuesin e ri të SPAK, profilet e kandidatëve zbardhen
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë ditën e nesërme kreu e ri të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Pasuesi i Altin Dumanit do të jetë në krye të SPAK për tre vitet e ardhshme. Katër prokurorë janë në garë për të qenë në krye të SPAK, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj. Profilet e 4 kandidatëve për kreun e SPAK Adnan Xholi Adnan Xholi Xholi është emri më i përfolur deri më tani në garën për kreun e SPAK-ut, një nga njerëzit që qëndron në krah të drejtuesit Altin Dumani. Xholi u lind në Dibër më 6 korrik 1975. Përfundoi studimet si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë. Ka marrë emërimin si prokuror më 6 janar 2004. Ka mbajtur këto detyra: 01.05.1998-31.12.1999/...