Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Më dekoruan”, Lapaj shpërthen: Tuneli i Llogarasë 53 mln € në ajër, ndërsa unë penalizohem për protestë
Policia e Tiranës njoftoi sot se kishte proceduar penalisht kryetarin e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, për zaptim të paligjshëm të hapësirës para Kryeministrisë, ku po proteston prej dy ditësh në një formë aspak të zakontë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i vetë politikanit, duke deklaruar se nuk do tërhiqet nga misioni i tij dhe protesta. “Më paskan proceduar penalisht! Ju pres çdo ditë në orën 17:00 para kryeministrisë. Më paskan dekoruar me një procedim penal sepse paskam bllokuar qarkullimin në Tiranë dhe lëvizjen e lirshme të njerëzve. Dhe e ka bërë këtë ai segmenti i Policisë që mbështet narkotrafikun dhe Edi Ramën”, shprehet ai mes të tjerash. Dhe më tej ai nuk e kursen ironinë për mazhorancën dhe Policinë. “Vodhën 53 milionë euro te...