Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, zyrtari amerikan: Pavarësia dhe efektiviteti janë thelbësore për sigurinë e shqiptarëve
Një zyrtar i ambasadës amerikane në Tiranë, ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK. Zyrtari amerikan tha se përsa i përket Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të Shqipërisë, pavarësia dhe efektiviteti i saj janë thelbësore për mbrojtjen e sigurisë së shqiptarëve. “SPAK është gjithashtu një partner i çmuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar”, u shpreh zyrtari i ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Në lidhje me cështjen “Balluku”, zyrtari amerikan tha se “nuk kemi asnjë koment për çështjet e brendshme ligjore që janë në proces”.