Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Nesër zgjidhet kreu i ri i SPAK, ambasadori i Britanisë: KLP ta realizojë procesin në mënyrë të lirë dhe të drejtë
Nesër do të zgjidhet pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK-ut dhe ambasada britanike në Tiranë, bën thirrje për një proces të drejtë dhe transparent. Kreu i ri i SPAK është parashikuar të zgjidhet të enjten në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. “Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer”, thuhet në një postim të ambasadës.