Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Air Albania në kolaps/ I pezullohet licenca, kompania e mbytur në borxhe ndalon fluturimet
Pas gati 7 vitesh humbjesh, male me borxhe dhe marrëveshjesh okulte për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit, fati i kompanisë flamur të Shqipërisë, Air Albania, duket se ka mbërritur në fundin e palavdishëm, por të pashmangshëm. Kapitali ka mësuar se Autoriteti i Aviacionit Civil është detyruar të pezullojë liccencën e krenarisë imagjinare të qiellit shqiptar për mospërputhje me legjislacionin. Një burim nga brenda kompanisë i tha Kapitalit se vendimi është marrë në fillim të këtij muaji dhe se prej tre ditësh Air Albania nuk kryen më asnjë fluturim. “Operimet e Air Albania janë pezulluar përkohësisht nga Autoriteti i Aviacionit Civil, për mosveprim në përputhje me standardet e aviacionit civil,” i tha Kapitalit një burim brenda qeverisë i informuar për çështjen. Sipas burimit, pezullimi...