Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama publikon pamjet: Vijojmë pa pushim

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama publikon pamjet: Vijojmë pa pushim

Në të gjithë territorin e vendit, po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, një nismë që i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër ndërhyrje e forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. “Vijojmë kudo, pa pushim”, tha Rama ndërsa ndau pamje nga prishja e një godine dykatëshe e ndërtuar pa leje. Nisma për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet. E nisur në muajin korrik, ajo është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror. Shumë raste shkeljesh raportohen nga vetë qytetarët në portalin e dedikuar për këtë qëllim...