Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Ambasada Britanike: KLP të realizojnë një proces të lirë, të drejtë dhe transparent!
Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar më anë të një postimi në Facebook lidhur me zgjedhjet e kreut të SPAK që pritet të zhvillohet ditën e nesërme të 11 dhjetorit. Reagimi i Ambasadës Britanike në rrjete sociale: Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.