Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, policia patrullim në pikat strategjike të Tiranës, vendosen 2 mijë gjoba
Patrullim në pika strategjike të kryeqytetit dhe pajisje logjistike bashkëkohore, në funksion të përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore. Fokusi i 24 orëve të fundit, konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës. Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve, u vunë rreth 2000 masa administrative, prej tyre: -105 për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera; -1261 për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë; -91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën. Policia...