‘Buxheti i talljes me pensionistët’, Blushi: 70 për qind shkon në infrastrukturë, pra për vjedhje…

‘Buxheti i talljes me pensionistët’, Blushi: 70 për qind shkon në infrastrukturë, pra për vjedhje…

Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm është cilësuar si tërësisht antisocial dhe një instrument që do të thellojë më tej pabarazinë sociale dhe do të nxisë shpopullimin. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PL, rreth 70% e fondeve publike janë destinuar për infrastrukturën, një shifër kjo që ngre dyshime të forta për keqpërdorim dhe korrupsion, duke e kthyer buxhetin në një mekanizëm për “vjedhje”. Gjatë një intervistë më Arnold Kariqin në Edicionin e mesditës në Syri tv ai tha se rritja e pensioneve, është një “tallje dhe fyerje” për kategorinë më të pambrojtur. Rritja reale ditore për një pensionist në qytet do të jetë vetëm 600 lekë të vjetra (60 lekë të reja), një shumë me të cilën nuk mund të blihet as një kafe,...