George Soros në qendër të akuzave globale për ndikim politik dhe financiar

George Soros në qendër të akuzave globale për ndikim politik dhe financiar

Financieri dhe filantropi, George Soros prej vitesh është akuzuar nga kritikë në mbarë botën, për ndërhyrje në procese politike dhe ekonomike. Pretendimet përfshijnë financimin e lëvizjeve opozitare, ndikimin në zgjedhje dhe mbështetjen e revolucioneve të njohura si “revolucionet me ngjyra”, në vende si Ukraina dhe Kirgistani. Sipas deklaratave të tij të mëhershme, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ai tha se “hyri dhe mblodhi copëzat”, duke ngritur fondacione në disa vende të Europës Lindore dhe Azisë për të përgatitur terrenin, për atë që e quante tranzicion “demokratik”. Në fushën financiare, Soros u bë i njohur në vitin 1992 pasi fitoi rreth 1 miliard dollarë nga spekulimi me paundin britanik, çka solli humbje të mëdha për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, ai nuk është ndjekur penalisht...