Sylvinho rrëfehet në 360 gradë: Jam qytetar i botës, me shqiptarët po jetojmë ëndrrën e madhe të Botërorit

Sylvinho rrëfehet në 360 gradë: Jam qytetar i botës, me shqiptarët po jetojmë ëndrrën e madhe të Botërorit

Nga përzierja e kulturave deri tek ëndrra për një vend në Botërorin 2026;  Sylvinho na tregon se si po e përjeton këtë moment historik me Shqipërinë. Në Shqipëri, ky ekip tashmë ka hyrë në histori, mungon vetëm një copëz e vogël për të kompletuar mozaikun më të bukur të viteve të fundit. Në vend mbretëron entuziazmi i një kombi që mund të arrijë realisht ëndrrën e Botërorit. Këtë emocion na e përshkruan vetë trajneri i kombëtares, Sylvinho. “Pas tri pikëve që morëm në Serbi, gjërat ndryshuan, kur u kthyem në vend na pritën me shumë entuziazëm. Jemi të lumtur që po nxjerrim në pah Shqipërinë nga një këndvështrim tjetër: përtej vendit dhe plazheve, tani ka edhe futboll”, – tha ai për “gianlucadimarzio.com”. Ky ka qenë një...