Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Policia e Shtetit, reagon për goditjen e grupeve të trafikut të drogës/ Ja njoftimi zyrtar
Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut. Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Rikthimi”. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani. Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit: R. Rr., 31...