Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Berisha: Rama presion gjyqtarëve, Altin Dumani me rrogë shumë të lartë për të goditur opozitën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sulmoi sërish kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese por edhe ndaj shoqatës së gjyqtarëve. Në një konferencë me gazetarët Berisha mbrojti sërish gjyqtarët duke e cilësuar të drejtë kërkesën e tyre drejtuar Kushtetueses për rritjen e pagave. “Dje, për herë të dytë, në një ndërhyrje tjetër, iu përmend gjykatësve rrogat, sikur i ka nga pronat e Surrelit, sikur i jep nga fondet e vjedhura dhe jo nga buxheti i shtetit. Një akt pacipësie, në një kohë kur ata gjykojnë, ai përpiqet t’i kërcënojë. Të përdorë buxhetin e qytetarëve që e ka vjedhur vetë për të këcënuar gjykatësit që kërkojnë të mbrojnë buxhetin nga hajdutët”, tha Berisha. Berisha vuri ne dukje se pagat e larta të...