Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Dy ndeshjet që ndryshuan imazhin, Dinamo ka sulmin më të mirë
Dinamo ka treguar në dy ndeshjet e fundit në kampionat, se po kalon një formë fantastike dhe është kthyer në një skaudër të frikshme. Nëse 6 golat e shënuar ndaj Tiranës mund të shiheshin si rastësi, fitorja 0-3 në Vlorë kundër Flamurtarit, ka konfirmuar se blutë janë në formën më të mirë. E pikërisht këto dy ndeshje, i kanë dhënë “nëndetëses” një tjetër imazh në Superiore dhe tani e shohin veten si skuadra me sulmin më të mirë. Në fakt, për shumë javë Dinamo nuk kishte shënuar e madje nuk renditej as në “Top 3” e skuadrave me sulmin më të mirë, por dy sfidat e fundit kanë bërë diferencën. Kështu, Dinamo numëron tani 21 gola në 15 ndeshje të zhvilluara dhe janë në vendin...