Atentati në Rinas, lirohet i shoqëruari një natë më parë! Del ekspertiza e armëve: S’janë përdorur në krime të tjera

Atentati në Rinas, lirohet i shoqëruari një natë më parë! Del ekspertiza e armëve: S’janë përdorur në krime të tjera

35-vjeçari i shoqëruar mbrëmjen e së martës nga policia në lidhje me atentatin në Rinas është liruar, pasi u mor në pyetje për disa orë. Burime policore bëjnë me dije se ai është banor i fshatit Halil, shumë pranë vendit ku u gjet dhe u dogj makina “Toyota” që besohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit. Gjatë dëshmisë, i riu ka deklaruar se në momentin e djegies së mjetit nuk ndodhej në banesë dhe mohoi të ketë parë lëvizje të dyshimta apo të ketë ndonjë lidhje me ngjarjen. Shoqërimi i tij është bërë për shkak se më herët rezulton i dënuar për vjedhje me dhunë. Ndërsa ka kaluar 1 muaj nga atentati, policia vijon të marrë në pyetje persona që mund të kenë dijeni...