Çadra para Kryeministrisë/ Policia e çoi në prokurori, Lapaj: Nuk trembemi nga zarat e Ramës

Çadra para Kryeministrisë/ Policia e çoi në prokurori, Lapaj: Nuk trembemi nga zarat e Ramës

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka reaguar live në facebook pasi policia e Tiranës referoi në prokurori rastin e mbrëmjes së djeshme ku Lapaj dhe anëtarë të partisë së tij, kishin ngritur përpara godinës së kryeministrisë çadra kampingu për të kaluar natën. Lapaj thotë se ky procedim është një dekoratë në gjoks për të dhe se kjo nuk e intimidon, ndërsa bën thirrje qytetarëve për tu grumbulluar pasditen e sotme nën zyrën e Ramës për të vijuar protestën e nisur dy ditë më parë. “Përpara se të kthenin përgjigje për lejen e kërkuar erdhën e hoqën çadrat pa u vënë. Prap do jemi sot pasdite, po kanë letër dhe një nesër. Për turpin e madh të tyre, në një kohë që janë në akuzë se kanë vjedhur...