Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Van Basten, shumë i ashpër ndaj Salah: Ka trurin e një insekti… Slot, i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë
10 Dhjetor 2025 14:56 Alfred Lleshi Marco van Basten shkaktoi një stuhi mediatike me deklaratat e tij ndaj Mohamed Salah, tashmë në qendër të kritikave për përplasjen me trajnerin e Liverpool-it, Arne Slot. I ftuar në “Ziggo Sport”, legjenda holandeze e sulmoi drejtpërdrejt kapitenin e Egjiptit, duke e cilësuar sjelljen e tij të gabuar dhe thënë se “ka trurin e një insekti”. Kjo deklaratë bëri menjëherë xhiron e botës. Sipas Van Basten, Salah po zhvillon një sezon shumë poshtë nivelit të tij: “Sezonin e kaluar ishte i jashtëzakonshëm, por muajt e fundit ka dhënë shumë pak. Slot është një person i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, ndërsa Salah ka filluar ta sulmojë dhe të sillet në mënyrë të papërshtatshme”. Kriza shpërtheu pas tri pankinave radhazi në...