“Firmat për Shabanin i dhamë gabimisht”, Berisha: Opozita e vetme jam unë dhe PD-ja

“Firmat për Shabanin i dhamë gabimisht”, Berisha: Opozita e vetme jam unë dhe PD-ja

Kreu i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për vendimin e PD-së për tërheqjen nga procesi i Avokatit të Popullit dhe përse deputetët e opozitës firmosën për Endri Shabanin, ndërsa tani e quajnë një lojë të Edi Ramës. Berisha pranoi gjatë konferencës se ishte gabim mbështetja me firma për disa kandidatura dhe prandaj tërhoqën firmat. Ai vijoi akuzat se Rama po bën lojën me qëllim që të zgjedhë Endri Shabanin. “Tani ju e patë se në atë proces u rreshtuan 27 kandidatura, në mos gaboj. Mund të ketë dhe të tjerë që mund të kenë marrë firma përveç Endri Shabanit. Në mbledhjen e saj që bëri PD, para 4 ditësh, pas kërkesës dhe të socialistëve që deputeti të ketë të drejtë vetëm për një...