Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mungon Ilir Daja, FSHF zbulon katër trajnerët e nominuar për më të mirin e vitit
Një nga trofetë që do të shpërndahet në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” është ai i “Trajnerit të Vitit”, për të vlerësuar timonierin më të mirë të këtij viti. Gara për të fituar këtë trofe do të jetë mes trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, teknikut të Egnatias, Edlir Tetova, trajnerit të Bylisit, Mirel Josa dhe teknikut të AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovi?. Bie në sy mungesa e trajnerit Ilir Daja mes të nominuarve. Ai fitoi Kupën e Shqipërisë me Dinamon, ndërsa u kualifikua në “Final Four” dhe ishte trajneri më i suksesshëm nga Superiorja në Europë. Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit.