Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Një virus i ri përhapet me shpejtësi në Britani, paralajmëron eksperti: Dimër i vështirë, ja grupmoshat më të prekura
Britania e Madhe po përballet me një grip të veçantë, i njohur si H3N2 “supergripi”, i cili po përhapet me shpejtësi. Në një emision televiziv, eksperti i Shëndetit Publik Leidon Shapo tha se virusi ka pësuar mutacion gjenetik veçanërisht gjatë periudhës së verës. “Është një virus i njohur, por e veçanta e tij është se H3N2 nuk vjen vërdallë çdo vit. Gjatë periudhës së verës ka pësuar mutacion gjenetik. Në Britani virusi vjen pas dëmeve që ka shkaktuar në Australi duke shkaktuar shtrime në spital dhe vdekje. Gjatë javës që lamë pas u shënuan 1700 shtrime, ku pjesa më e madhe i përkasin moshave 65 vjeç e lartë” tha Shapo. Ndër të tjera ai theksoi se ky virus vjen së bashku me Covid dhe viruse të tjera. “Ai...