Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti me vlerë rreth 100 mijë euro, arrestohet autori

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti me vlerë rreth 100 mijë euro, arrestohet autori

Erges Shegani 39-vjeç  është arrestuar nga Policia e Tiranës o dyshuar si autor i djegies së një automjeti në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në rrugën “Memo Meto”. Automjeti tip “Audi” i djegur rezulton në pronësi të 44-vjeçarit Julian Çakiri dhe se i përket vlerës rreth 100 000 euro. Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, kanë bërë me dije se Shegani ka pohuar se ia ka vendosur zjarrin kot makinës, ndërsa policia dyshon se ai është paguar nga një tjetër person me të cilin pronari i mjetit Julian Çakiri kishte konflikte më mëparshme. Dyshohet se bëhet fjalë për një çështje pronësie. “Tiranë/Zbardhet brenda pak orësh, djegia e qëllimshme e një automjeti me vlerë rreth 100 000 euro Identifikohet, kapet dhe vihet në...