“Dy ‘Rrajat’ ishin në kërkim për vepra të tjera penale”/ Goditja e grupit kriminal, gazetarja: Zbërthimi nga bisedat…

“Dy ‘Rrajat’ ishin në kërkim për vepra të tjera penale”/ Goditja e grupit kriminal, gazetarja: Zbërthimi nga bisedat…

E ftuar në një intervistë televizive gazetarja Etleva Delia foli për operacionin e zhvilluar në Durrës, Fushë Krujë e Tiranë, ku u arrestuan 7 persona. Gjatë intervistës në studio, Delia tha se dy kushërinjtë Rraja ishin me precedentë penalë. Gjithashtu theksoi se Nikla “është baza” që lidhte grupet kriminale, që u zbulua nga zbërthimi i bisedave në “sky ecc”. “Janë 14 urdhër arreste të firmosur nga SPAK. 7 janë ekzekutuar. Ndërsa 4 ë tjerë janë shpallur në kërkim. Mes këtyre 14 personave, 5 prej tyre janë drejtues. Ndërsa dy prej personave kryesorë janë djali dhe kushëriri i ish-deputetit Rrahman Rraja. Ndaj tyre është ngritur akuzë grup i strukturuar kriminal. Grupi u zbërthyer nga bisedat në “sky ecc”. Në zonën e Niklës njiheshin si fis i...