Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SHBA publikon listën e kriminelëve të huaj më të rrezikshëm, mes tyre katër shqiptarë (Emrat)
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka bërë publike listën e parë zyrtare të të huajve më të rrezikshëm të arrestuar së fundmi nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE), në kuadër të operacionit për deportimet masive të nisura nga administrata e Presidentit Donald Trump. Në njoftimin zyrtar, DHS thekson se po përmbush premtimin për goditjen e emigracionit të paligjshëm, duke nisur nga personat me dosje të rënda kriminale. “Nën drejtimin e nënsekretares Noem, burrat dhe gratë e DHS dhe ICE po zbatojnë deportime masive, duke filluar me më të këqijtë e më të këqijve, përfshirë emigrantët e paligjshëm që shihni këtu”, thuhet në deklaratë. Katër shqiptarë në listën e të huajve më të rrezikshëm Mes emrave të publikuar nga autoritetet amerikane, rezultojnë edhe katër...