Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nuk më solli asnjë mesazh për sherrin”/ Autori u dënua me 16 vite burg, babai i Martin Canit: Shkolla është shkaktari
Mario Përlleshaj, autori i vrasjes së Martin Canit, u dënua me 16 vite burg, teksa babai i të ndjerit ka folur këtë të mërkurë në një studio televizive. Ëngjëll Cani është shprehur se shkolla është shkaku i parë i kësaj ngjarjeje, pasi nuk i ka dërguar asnjë mesazh as për ta lajmëruar për sherrin që kishte ndodhur mes tyre. “Shkolla është shkaktari i parë i kësaj ngjarje. Unë shkollën e kisha 5 minuta larg nga puna ku punoja. Një mesazh mund të shpëtonte jetë. Unë mund të shkoja ta merrja djalin. Një mesazh i tyre mund të kishte shpëtuar një jetë”, tha Ëngjëll Cani, babai i të Martinit. Nga ana tjetër avokati i familjes Cani, Redi Ramaj, që ka ndjekur hap pas hapi çështjen, ka...