Bashkia Delvinë kërkon ndihmë, banorë të tre fshatrave të bllokuar nga shembja e rrugës

Bashkia Delvinë kërkon ndihmë, banorë të tre fshatrave të bllokuar nga shembja e rrugës

Prej më shumë se 10 ditësh, banorët e fshatrave Vllahat, Kostar dhe Pralat në bashkinë e Delvinës janë të izoluar, për shkak të rrëshqitjeve të dherave që kanë shembur rrugën që lidh këto tre fshatra me qendrën urbane. Që nga ai moment, jeta e këtyre banorëve është vështirësuar së tepërmi, pasi detyrohen të transportojnë në krahë jo vetëm prodhimet e tyre, të cilat përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave ekonomike, por edhe të sëmurët në rastet e urgjencave shëndetësore. “Pothuajse vajtën 10 15 ditë që kur ranë ato shirat e mëdha na është shembur rruga. Jemi të bllokuar, kemi pleq të sëmurë, na duhet rruga, na duhet me patjetër”, thotë një banor. “Kalojmë gjërat me krah këtej, janë dy tre fshatra që janë të izoluara...