Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Polonia synon të këmbejë avionët sovjetikë me dronët ukrainas
Polonia planifikon t’ia japë pjesën e mbetur të aeroplanëve luftarakë MiG-29, të epokës sovjetike, Ukrainës në këmbim të teknologjisë për dronët, tha Ministria e Mbrojtjes më 10 dhjetor. Polonia ka zëvendësuar aeroplanët e saj të vjetër sovjetikë me avionë F-16 të prodhimit amerikan dhe FA-50, të prodhimit të Koresë së Jugut, dhe pret dorëzimin e 32 aeroplanëve F-35 që ka porositur në SHBA. “MiG-ët po arrijnë fundin e shërbimit të tyre, që do të thotë se do të tërhiqen nga ushtria polake dhe ne po diskutojmë për transferimin e tyre në palën ukrainase”, tha ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, për radion publike polake, Trojka. Sipas Kosiniak-Kamysz, ky këmbim mund të përfshijë po ashtu “transferimin e teknologjive, për shembull në fushën e dronëve dhe raketave nga...