Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Nisin negociatat për një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-së dhe Malit të Zi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mali i Zi po nisin negociatat për arritjen e një marrëveshje dypalëshe që ka për qëllim forcimin e lidhjeve tregtare, investuese dhe ekonomike, njoftoi Ambasada amerikane në Podgoricë më 10 dhjetor. Negociatat do të zhvillohen në kuadër të Dialogut Ekonomik SHBA-Mali i Zi 2025. “SHBA-ja njihet globalisht për inovacionin dhe besueshmërinë ekonomike, ndërsa kompanitë amerikane po tregojnë interes gjithnjë e më të madh për mundësitë e biznesit në ekonominë në rritje të Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Sipas saj, qëllimi i këtyre negociatave është të nxisin investime më të mëdha të sektorit privat amerikan për të krijuar vende të reja pune në SHBA dhe në Mal të Zi, të forcojnë rolin e Malit të Zi si...