Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Shtyhet gjyqi për Berishën, mungonte gjyqtarja e çështjes
Kronikë E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 13:29 Seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamambër Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina është shtyrë më 22 dhjetor, ora 11:00. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e gjyqtares së çështjes Rudina Palloi. Sipas tij, gjyqtarja nuk u paraqit në seancë për arsye shëndetësore. Që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.