“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

“Vend që nuk njihet vetëm për plazhe”, Sylvinho rrëfen Shqipërinë e Botërorit: Puna nis në janar…

Shqipëria është më pranë se kurrë pjesëmarrjes historike në Kupën e Botës. Mision që duhet të kompletohet në muajin mars të vitit të ardhshëm, me Poloninë pengesën e parë të kuqezinjve në rrugën drejt kontinentit amerikan. Trajneri Sylvinho rrëfeu emocionet e këtij momenti të artë për futbollin shqiptar, teksa në një intervistë për “gianlucadimarzio”, tekniku brazilian flet për atmosferën entuziaste në vend, rritjen e skuadrës dhe sfidat që e presin kuqezinjtë në rrugën drejt Botërorit 2026. “Pas tre pikëve që morëm në Serbi, gjithçka ndryshoi. Herën e parë që u kthyem në vend, na pritën me një entuziazëm fantastik. Jemi të lumtur që tregojmë se Shqipëria nuk është vetëm vend dhe plazhe, por edhe futboll”. Trajneri theksoi se puna trevjeçare ka ndërtuar një ekip të...