Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha vijon me premtimet: T’u japim njerëzve falas tokat publike, që të ndërtojnë shtëpi
Këtë të mërkurë, në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi një sërë propozimesh financiare dhe fiskale që, sipas tij, synojnë të frenojnë shpopullimin dhe të mbështesin familjet e reja. Mes shumë propozimesh të tjera për fëmijët e porsalindur, Berisha në këtë paketë propozoi gjithashtu dhënien e tokës publike falas për ndërtim banesash, si dhe tokë publike me 1 euro për 99 vite për qëllime biznesi. Sipas Berishës, paketa synon të krijojë kushte që i nxisin të rinjtë të qëndrojnë në vend, të formojnë familje dhe të rrisin standardin e jetesës. Ai tha se të gjitha masat e propozuara kanë një kosto totale prej 265 milionë eurosh për këtë vit, ndërsa impakti total në buxhet deri në vitin 2040 arrin në...