Anekdotat për gjirokastritë/ Pse janë kaq argëtuese?

Anekdotat për gjirokastritë/ Pse janë kaq argëtuese?

Nga Fatos Tarifa Pse kaq shumë dhe pse argëtohemi kur i dëgjojmë dhe i themi ato? Edhe pse nuk kam lindur në Gjirokastër dhe në atë qytet nuk kam jetuar më shumë se katër vite, unë ndihem dhe jam gjirokastrit në tërë qenien time. Gjirokastra është e përhershme në kujtimet e mia, në eksperiencat e mia, në mendimet e mia, në fantazitë dhe në imagjinatën time, në dëshirat e mia, në ëndrrat e mia, në planet e mia, në genet e mia—në të gjitha këto njëherësh e njëlloj. Gjirokastra është, gjithashtu, e përhershme tek unë në dialektin që flas, në mënyrën si mendoj, në anekdotat që pëlqej të them e të dëgjoj, në ushqimin që kam marrë për dekada më radhë, gatuar mjeshtërisht nga gjyshja dhe nëna ime gjirokastrite,...