Shpërthen bombola e gatimit, përfshihet nga flakët banesa, plagoset gruaja në Librazhd

Shpërthen bombola e gatimit, përfshihet nga flakët banesa, plagoset gruaja në Librazhd

Një shpërthim nga një bombol gazi ka ndodhur këtë të mërkurë, në një banesë në Librazhd, ku si pasojë ka mbetur e plagosur një grua. Sipas policisë është lënduar lehtë shtetasja B. D., si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë. “Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.”, bën me dije policia.