E frikshme në Florida, avioni përplaset me makinën në autostradë, lëndohet shoferja

E frikshme në Florida, avioni përplaset me makinën në autostradë, lëndohet shoferja

Një ngjarje e frikshme është regjistruar në Florida, ku një avion u rrëzua papritur mbi një makinë në autostradë, duke lënë një person të plagosur dhe duke shkaktuar panik mes drejtuesve të tjerë. Pamjet tronditëse e publikuara në internet tregojnë momentin kur avioni Beechcraft 55 humbet lartësinë duke rënë sipër një makine të tipit ‘Toyota Camry’. Sipas autoriteteve, piloti raportoi se pak para aksidentit avioni kishte probleme me motorin, çka e detyroi të tentonte një ulje emergjente. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45 të së hënës. Shoferja e makinës, një 57-vjeçare, u dërgua me urgjencë në spital dhe për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Piloti 27-vjeçar nga Orlando dhe pasagjeri i tij po aq i ri, nga Temple Terrace, i shpëtuan përplasjes pa...