Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Në ferrin komunist, ekspozita e fotografit koreano-gjerman në Universitetin e Korçës
Fotografi dhe portrete të ish-të burgosurve dhe të internuarve politikë të fiksuara nga objektivi i fotografit koreano-gjerman Dong Ha Choe, janë sjellë në një ekspozitë në Universitetin e Korçës si një rrëfim i atyre që jetuan ferrin e komunizmit. Imazhet e njerëzve që mbajnë mbi supe vuajtjet e viteve të internimit dhe burgut, duke reflektuar qëndresën dhe guximin e tyre vijnë si një thirrje për ruajtjen e kujtesës historike Rrëfimet personale i sjellin një dimension më njerëzor ekspozitës duke treguar se pas çdo imazhi qëndron një brutalitet dhe absurd i përjetuar nga e gjithë familja. Ekspozita erdhi si një thirrje drejtuar të rinjve për të kuptuar rëndësinë e kujtesës historike dhe vlerave të lirisë. Top Channel