Dhoma Amerikane e Tregtisë ‘shuplakë’ qeverisë: TVSH problem madhor, praktikat e administratës tatimore të gabuara

Dhoma Amerikane e Tregtisë ‘shuplakë’ qeverisë: TVSH problem madhor, praktikat e administratës tatimore të gabuara

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka zhvilluar sot një takim me bizneset anëtare, ku janë diskutuar hapur problematikat që ato hasin në përballjen me administratën tatimore. Qëllimi i aktivitetit ishte krijimi i një platforme dialogu, përmes së cilës synohet përmirësimi i procedurave tatimore dhe adresimi i çështjeve që po rëndojnë klimën e biznesit. Gjatë fjalës së saj, përfaqësuesja e Dhomës Amerikane, Alketa Uruçi, u ndal te domosdoshmëria për ndërhyrje të menjëhershme në legjislacion dhe në mënyrën e funksionimit të administratës tatimore, e cila sipas saj vijon të zbatojë praktika të gabuara. “Kërkohet një hap madhor në bërjen e ligjeve të mira me qëllim përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian. Në faqen e tatimeve nuk ka përditësim të dhënash. Anëtarët e Dhomës kanë kërkuar për të bërë...