Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Zbardhet plani i qeverisë italiane, në Gjadër do të vijnë azilkërkues nga Bangladeshi dhe Egjipti
qendra e gjadrit ITALI- Pas muajsh të gjatë, ku në Qendrën e Gjadrit në Shqipëri nuk ka azilkërkues, mediat italiane raportojnë se ajo do të rihapet. Sipas La Repubblica, qeveria italiane ka në plan që të rihapë Gjadrin, për azilkërkuesit që vijnë nga vendet e konsideruara të sigurta, në pritje të procedurave të përshpejtuara të kufirit. Plani i ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, parashikon që migrantët të mos merren më drejtpërdrejt nga deti përmes kontrolleve në bord të anijeve të Marinës, por të dërgohen në Shqipëri pas regjistrimit fillestar në hotspot-et italiane, pavarësisht nëse mbërritja e tyre ndodh me anije shtetërore, gomone apo mjete të tjera. Qendra shqiptare do të funksionojë si një qendër kthimi në një vend të tretë të sigurt, duke u mbështetur...