Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sokol Sadushi: Mirëqenia e Magjistratit, prioritet i Drejtësisë
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka folur në konferencën e organizuar për magjistratët. Në vijim fjala e plotë e Sadushit: Tema e kësaj konference trajton tre shtylla të rëndësishme të sistemit: kapacitetet institucionale, zhvillimin e karrierës dhe masat mbrojtëse. Realiteti i drejtësisë moderne na tregon se këto shtylla nuk qëndrojnë më vete, pa një dimension të katërt: atë njerëzor, që përfaqësohet nga gjyqtari dhe prokurori, të cilët çdo ditë përballen me sfida, vendime të vështira, presion profesional dhe përgjegjësi publike.Pikërisht për këtë arsye, dëshiroj ta nis fjalën time me një koncept thelbësor që shkon përtej titullit të Konferencës dhe që përbën kushtin funksional të çdo sistemi modern të drejtësisë: mirëqenien e magjistratit(judicial well-being). Ky nuk është nocion teorik, por standard profesional që përfshin...