KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi, rikthen në detyrë Dashnor Nuren

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi, rikthen në detyrë Dashnor Nuren

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 9 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Beratit, Dritan Gripshi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi, e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Gripshit ndaj vendimmarrjes së Komisionit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më datë 27 mars të vitit 2024, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Ndërkohë, ai arriti nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe u vlerësua i...