Platforma kundër shpopullimit/ Berisha: Pagesa nga 1 mijë deri në 5 mijë euro për fëmijë

Platforma kundër shpopullimit/ Berisha: Pagesa nga 1 mijë deri në 5 mijë euro për fëmijë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, prezantoi sot platformën kundër shpopullimit, duke propozuar pagesa nga 1 deri në 5 mijë euro për çdo fëmijë të lindur, sipas renditjes së tyre në familje. Ai tha se për çdo vit me rreth 30 mijë lindje, paketa do të kushtojë rreth 60 milionë euro. Berisha njoftoi edhe bonuse mujore prej 50 euro për fëmijët deri në 6 vjeç dhe 60 euro për ata nga 6 deri 18 vjeç, me një kosto vjetore 15 milionë euro. Paketa përfshin gjithashtu çerdhe e kopshte falas për fëmijën e tretë e më tej, si dhe rimbursim ilaçesh prej 120 euro në vit për ta. Ai theksoi se masat synojnë të frenojnë krizën demografike në vend. Deklarata Për t’i dhënë një përgjigje kësaj katastrofe...