Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sokol Sadushi: Nuk ka drejtësi të fortë me magjistratë të lodhur!
“Mirëqenia e magjistratit është mirëqenia e drejtësisë, dhe mirëqenia e drejtësisë është mirëqenia e shtetit.” Me këtë mesazh të drejtpërdrejtë dhe thelbësor, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, hapi fjalën e tij në Konferencën Kombëtare të Drejtësisë, duke sjellë për herë të parë në qendër të politikës publike konceptin e mirëqenies së magjistratit si themel i funksionimit të një drejtësie të pavarur dhe efektive. “Në Shqipëri, mirëqenia e magjistratit nuk është bërë ende pjesë organike e politikave publike. Ajo mungon në analizat strategjike të institucioneve shtetërore, sepse nuk është artikuluar si prioritet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këto organe, të cilat kanë detyrimin kushtetues të identifikojnë nevojat e sistemit dhe të ngrenë shqetësimet mbi mirëqenien profesionale të magjistratit, nuk...