Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kaloi operacionin e rëndë, Meghan Markle ndërmerr hapin e parë drejt pajtimit me babain e saj, pas apelit të tij nga spitali
Pas një thirrjeje të babait të saj nga spitali, ku deklaroi se nuk dëshiron të vdesë ndërsa janë të ndarë, Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, i ka dërguar një letër Thomas Markle. Sipas burimeve, Meghan i ka dërguar letrën përmes “kontakteve të besueshme dhe të sigurt”, dhe ajo tashmë ndodhet në duart e 81-vjeçarit. Thomas Markle po rikuperohet në Filipine pas një ndërhyrjeje tre-orëshe, gjatë së cilës mjekët ishin të detyruar të amputojnë një pjesë të këmbës së majtë për shkak të trombozës së madhe. Thomas Markle kishte bërë një apel për Meghan, duke thënë: “Nuk dua të vdes ndërsa jemi të ndarë”, dhe shprehu dëshirën për të takuar dhëndrin e tij, princin Harry, dhe nipërit e mbesat, Archie dhe Lilibet, “para se të jetë...