Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine drejt BE! Si doli zbuluar grupi kriminal i “Rrajave”
Një operacion i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka çuar në zbardhjen e detajeve të grupit kriminal “Rraja”, pjesë e të cilit ishin edhe anëtarë të fisit Rraja, të përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës. Sipas burimeve për mediat nga SPAK, grupi dyshohet se kishte trafikuar kokainë dhe marijuanë nga Mali i Zi, Turqia dhe destinacione të ndryshme në Bashkimin Evropian. Hetimet, të kryera nga prokurori i posaçëm Adnan Xholi, u mbështetën në biseda të zbuluara në aplikacionin SkyECC, ku sipas SPAK u provuan disa episode të trafikut të drogës në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Për këtë dosje, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, ka firmosur gjithsej 14 masa sigurie. Nga hetimet rezulton se...