Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Udha Shtatëshe”, cikël poetik nga Alesia Xhogu
Ju ftojmë të lexoni një cikël poetik nga Alesia Xhogu: 1.As qiell e as tokëkjo mospërkatësi mban aromë demoniakeAs humanë e as yjësikjo mospërkatësi mban aromë kaosiAs aromë e as shijekjo është mbretëria e ndjeshmërisëAs nigredo e as albedokështu quhet kjo rrugë pa rrugëRrugëtimi pa shteg mbart misterin paradoksalRebusi i asgjësë kërkon deshifrimNga kush vallë?!Nga qielli a nga toka?Nga njeriu a mbinjeriu?Nga natyra apo nëpërmjet përdorimit të saj?Konfuzioni faustian fillon të zbehet sapo mbretëria e tre motrave pushtonTre motrat janë qenia,Kazani është ëndrra,dhe rebusi zgjidhetnëpërmjet gjuhës së harruar 2.Një mori ndjesish e pengon mbretërinë e ëndrrësdiç duan të thonë por fjalët e pengojnënjë ndjesi metafizike pluskon si një mikrokozmoshsi një simfoni ciklike vërshojnë njëra pas tjetrëspërtej mendjes qëndrojnë e arsyeja e ka të vështirë t’i...