‘Në PS ekziston akoma fryma sovjetike’, Hasimja me kritika: Opozita të marrë pjesë në ligjvënie

‘Në PS ekziston akoma fryma sovjetike’, Hasimja me kritika: Opozita të marrë pjesë në ligjvënie

Politologu Ermal Hasimja ka deklaruar sot se zhvillimet e fundit tregojnë se brenda Partisë Socialiste ekziston ende fryma sovjetike e angazhimit të drejtuesve më të lartë të saj.I ftuar në një emision televiziv, Hasimja ndau edhe një koment për opozitën shqiptare, për të cilën tha se duhet të jetë më e pranishme në proceset ligjvënëse.Sipas politologut, mekanizmi më i mirë për një shoqëri që konstaton probleme është t’i shprehë ato përmes votës.“Kam përshtypjen që në situata të tilla edhe njerëzit nuk ngopen. Siç nuk ngopen me lekë, nuk ngopen as me vota. Aq më tepër që ne kemi njëfarë tradite në Shqipëri që… Po thjesht mbani mend atë skenën në podcast-in e Ramës, ku i pyet ato kandidatët me sa përqind do të votoni. Edhe...