Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë

Vodhën fondet e rindërtimit në Kombinat, arrestohen zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 8 masa sigurie për një grup personash, mes të cilëve 5 zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), si dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për abuzime me fondet publike në zonën e Kombinatit. Hetimet nisën në vitin 2021 pas një kallëzimi për prishjen e një pallati pa vendim zyrtar nga IMT. Nga hetimi u zbulua se në janar të vitit 2021 Bashkia Tiranë kishte shembur gjashtë objekte, përfshirë pallatin nr.140, ndërsa dy muaj më vonë ishte miratuar një fond për “Demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore” për 15 pallate, ku ishin përfshirë edhe objektet e shembura më herët. Sipas Prokurorisë, në dokumentacionin e tenderit janë konstatuar punime fiktive dhe të dhëna të rreme,...