Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Shtetet e Bashkuara zbulojnë paketën për rajonin: reforma, investime dhe angazhim i ri
Ligjvënësit amerikanë prezantuan të dielën një projektligj vjetor për politikën e mbrojtjes që autorizon një shifër rekord prej 901 miliardë dollarësh në shpenzimet e sigurisë kombëtare vitin e ardhshëm. Por, pakoja e re e mbrojtjes për vitin fiskal 2026 nuk është thjesht një dokument financiar apo ushtarak. Brenda saj, në seksionin e “Çështjeve të Jashtme”, gjendet një kapitull i tërë i dedikuar Ballkanit Perëndimor. Në tekst, Kongresi e përshkruan rajonin si “një rajon shumë-etnik në zemër të Evropës”, i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e kontinentit. E megjithatë, dokumenti ngre shqetësime të qarta: varfëria, papunësia e të rinjve, emigrimi, korrupsioni dhe ndikimet e jashtme vazhdojnë të sfidojnë orientimin euro-atlantik të vendeve të Ballkanit. Një plan kundër korrupsionit Një nga shtyllat kryesore të ligjit është nisma...