Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol në derën e një biznesi në Shkodër, ngjarje e cila ndodhi më 9 dhjetor. Siç raportoi gazetarja Emi Kalaja kamerat e sigurisë kanë kapur çdo moment. Autorët e kanë patur një prej tyre mbi kokë, por kjo nuk i ka penguar që të realizojnë objektivin e tyre. Sipas asaj që raportoi gazetarja, kanë qenë dy autorë që nga fiziku duken adoleshentë. Ata janë afruar me motor, kanë vendosur tritolin dhe më pas janë larguar. Autorët kanë qenë të veshur me rroba të zeza dhe të maskuar. Siç raporton edhe gazetarja, në Shkodër është kthyer në metodë kërcënimi vendosja e tritolit. Pak javë më parë ishte rasti i një punonjësi të Tatimeve që iu vendos tritol në...